Sulmi seksual në Prishtinë, Haradinaj ka një kërkesë urgjente

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimit për sulm seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.

Ai tha se rasti i fundit në shkollën “Faik Konica” është alarmi i fundit për të gjithë.

Haradinaj u shpreh se policia e kryeqytetit duhet të krijohet urgjentisht, sipas ligjit për kryeqyetin.

“Rasti i fundit në shkollën Faik Konica, është alarmi i fundit për të gjithë ne! Policia e kryeqytetit duhet te krijohet URGJENTISHT, sipas ligjit për kryeqytetin. Prishtina duhet jetë e sigurt, për të gjithë qytetarët e saj. Shkelja, abuzimi dhe cënimi i çfarëdo lloji, nuk duhet të ketë pardon, rastet e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë që Daut Haradinaj është kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme