Sulmohen policët në Mitrovicë

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Njësitë policore gjatë një pike të kontrollit në Mitrovicë, kanë tentuar ta ndalojnë një motor në të cilin ishin dy persona, mirëpo drejtuesi i motorit nuk është ndalur dhe gjatë kalimit e ka goditur njërin nga policët dhe ka vazhduar rrugën

Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë, ku gjatë arrestimit njeri nga të dyshuarit ishte shfaqur shumë agresiv dhe kishte rezistuar duke e goditur njërin nga policët në kokë, ndërsa personi tjetër kishte ikur.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme