Sulmohen zyret e VV-së në Pejë

Pejë | 30 Sht 2017 | 12:46 | Nga

Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 22:30. Përmes një njoftimi në Facebook, VV ka bërë të ditur se zyrja është sulmuar  përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm.

“Ftojmë organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më parë. Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve. Zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nëpër Kosovë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve. Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Organizimi dhe puna jonë për tubimin ka vazhduar. Tubimi i sotëm në Pejë do të jetë madhështor. I ftojmë qytetarët e Pejës të marrin pjesë sot në tubim dhe të votojnë më 22 tetor. Për Pejën. Me mendje e me zemër për VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin në Facebook.

No automatic alt text available.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme