Sulmohet fizikisht Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Është sulmuar fizikisht profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, pasditen e së martës.

Hatixhe Latifi-Pupovci e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, është sulmuar në vendin e punës.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar lajmin për Telegrafin, derisa ka thënë se personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Telegrafin se zonja në fjalë është sjellë për trajtim në këtë klinikë, derisa ka thënë se janë duke bërë diagnostifikimet e nevojshme.

Të ngjashme