Sulmohet fizikisht nga i fejuari, dyshohet se shkak ishte xhelozia

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Dragashi ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj pas një mosmarrëveshje, të shtunën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka marrë tretman mjekësor.

Në njoftimin e policisë thuhet se deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme