Sulmohet fizikisht një i mitur në Pejë

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme