Sulmohet fizikisht punëtori i sigurimit në Spitalin e Gjakovës

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar punëtori i sigurimit fizik të Spitalit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, punëtori është sulmuar nga persona të pandërgjegjshëm, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore atij.

“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës.

Të ngjashme