Sulmohet një person në Suharekë, i shkaktohen lëndime të rënda

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një person është sulmuar mbrëmjen e së martës në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Parku i dëshmorëve, Suharekë, 16.11.2021 – 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Policia po heton rastin”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme