Sulmon fizikisht ish dhëndrin në Mitrovicë, arratiset i dyshuari

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndëri i tij .

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga ish dhëndri i tij i dyshuari  mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur. Rast vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme