Sulmon me thikë të miturin në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, rreth orës 12:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme