Supremja i jep të drejtë Kastratit për reformat në arsim

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e prindërve nga Kamenica lidhur me vendimin për vazhdimin e fazës së tretë të reformës në arsim në këtë komunë.

Kështu që Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë të drejtë kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit lidhur me reformat në arsim.

Paneli i kësaj gjykate ka hedhur poshtë kërkesën e paditësve të Flora Lenjatit dhe të tjerëve.

Kujtojmë se së pari më 2 nëntor 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka aprovuar kërkesën e banorëve të fshatrave Karaqevë, Koperrnicë dhe Shipashnicë të Komunës së Kamenicës për pezullimin e vendimit të kryetarit të kësaj komune Qëndron Kastrati lidhur me riorganizim(reformën) në arsimin komunal.

Ndërsa më datë 20 nëntor 2020, përsëri gjykata themelore e kishte vendosur në favor të kërkesës së banorëve të fshatrave të lartcekura për pezullimin e vendimit mbi organizim e shkollave në Kamenicë.

Banorët e fshatrave të Kamenicës, nuk po e pranojnë me asnjë kusht mbylljen e shkollave, e këtë ata po e kundërshtojnë me çdo lloj forme.

Ata mbajtën disa protesta duke bllokuar edhe rrugët.

Të ngjashme