“Supremja po e bllokon lirimin e Sylejman Selimit”

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, pretendon se Gjykata Supreme po e bllokon padrejtësisht lirimin e Selimit.

“Që nga 11.06.2018 Gjeneral Sylejman Selimi është duke u mbajtur në burgun e Dubravës pa asnjë të drejtë dhe për këtë nuk ka asnjë arsye ligjore përveç arsyeve ‘të fshehta’ që eventualisht ‘mund t’i dijë’ apo ‘t’i ketë shpikur’ vetë Gjykata më e lartë në Republikën e Kosovës për ta mbajtur atë në mënyrë të kundërligjshme në burg,” është shprehur Gashi, shkruan EkonomiaOnline.

Sipas tij, arsye ligjore nuk ka as për ta bllokuar lirimin me kusht të Sylejman Selimit gjë që këtë herë e bëri paneli për lirimin me kusht, duke kërkuar informacione nga Gjykata Supreme, të cilat ne avokatët e Sylejman Selimit jemi duke i kërkuar për më tepër se 133 ditë.

“Është më se e qartë se janë arsye politike dhe jo ligjore për mbajtjen e Gjeneral Sylejman Selimit në burg në mënyrë të kundërligjshme, por ata që po e mbajnë duhet të mendojnë për vetveten sepse një ditë do të përballen me forcën e ligjit,” shkruan mw tutje Gashi nw Facebook.

Avokati Gashi bënë të ditur se për mbajtjen e kundërligjshme të Sylejman Selimit në burg është duke u prëgatitur një kallxim penal kundër të gjithë përgjegjësve që do të identifikohen për këtë skandal të qëllimshëm juridik me prapavijë politike.

“Gjeneral Sylejman Selimi nuk besoj qe ka luftuar për kësi sistemi juridik të Kosovës, ku pasiguria juridike qëllimisht është duke u krijuar edhe ndaj vete komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme