Supremja refuzon nëntë ankesa, gjashtë ende i ka në shqyrtim

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme ka njoftuar sot se ka refuzuar nëntë ankesa të kandidatëve dhe subjekteve, derisa gjashtë të tjera i ka ende në shqyrtim.

Kandidatët dhe subjektet politike janë ankuar në Supreme pas vendimeve të PZAP-së.

Shumica e ankesave të refuzuara kanë të bëjnë me kërkesën për rinuëmrim të disa qendrave të votimeve.

Ndërkohë që Supremja ka lënë në shqyrtim ankesën e Duda Baljes dhe Adriana Hoxhiqit. Derisa Balje po kërkon që të anulohen edhe disa vendvotime në të cilat pretendon se janë keqpërdorur votat në dobi të Hoxhiqit, kjo e fundit ka kërkuar që të rikthehen 5 vendvotimet e anuluara.

Supremja ka refuzuar kërkesën e Anton Shalës, Nezir Çoqajt. Vetëvendosjes, Visar Hotit, Ismet Shamollit, Hisen Berishës, Lirie Kajtazit, Ekrem Hysenit dhe Gentrit Sylës. Ndërkohë në shqyrtim janë ankesat e Duda Bales, Qazim Rrahmanit, Erxhan Galushit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Romani Iniciativës.

Vetëm pasi Supremja të shqyrtojë dhe të japë vendimet për të gjitha ankesat brenda afatit ligjor që përfundon nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Zgjedhjet e fundit janë vlerësuar demokratike, por procesi i numërimit të votave ka devijuar, për çka ka pasur rinumërime të shumta, akuza e kundërakuza dhe së fundi edhe të arrestuar për shit-blerje të votave.

Të ngjashme