Suspendohen zyrtarët e Burgut, Britania s’përfshihet në hetime

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 08:18 | Nga

Ministria e Drejtësisë ka iniciuar procedurat disiplinore ndaj katër zyrtarëve të Burgut të Prizrenit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit. Lëvizja “Vetëvendosje” shprehet e pakënaqur me këtë vendim, me ç’rast kërkon dorëheqjen e ministrave Skender Hyseni dhe Dhurata Hoxha. Ndërsa Britania ka refuzuar përfshirjen në hetime për rastin “Dehari”

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur dje se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka iniciuar procedurat disiplinore ndaj katër zyrtarëve në këtë qendër.

Procedurat janë iniciuar ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve, si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit. Kjo vjen pas një hetimi të bërë nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, Ministria njofton se gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, siç njofton Ministria, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e inspektimit të procedurave të ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari. (Gazeta Zeri)

Të ngjashme