Suspendohet zyrtari i Komunës së Obiliqit që i kërkoi favore një gruaje për rregullim dokumentesh

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i Gjendjes Civile është suspenduar nga puna dhe arrestuar pasi që i dyshohet se i kërkoi favore një gruaje në këmbim të rregullimit dokumenteve.

Komuna ende nuk ka vendosur për zëvendësimin e zyrtarit të suspenduar, por e kanë konfirmuar rastin.

Hetimi ishte zhvilluar në masa të fshehta, përcjell Reporteri.net.

Rasti ka ndodhur të martën pas orës 22:00.

Të ngjashme