Për vjedhjen e Lumezit, suspendohet polici dhe mbikëqyrësi i tij

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 17:07 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas rastit të vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, ka ndërmarrë veprime, duke suspenduar një zyrtar policor dhe mbikëqyrësin e tij.

“Policia e Kosovës menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të hetuar rastin. Po ashtu, PK ndaj një zyrtari policor të divizionit të sigurimit dhe ndaj mbikëqyrësit të tij ka marrë masa të suspendimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, për Gazetën Insajderi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme