Sveçla në Pediatri i siguron fëmijët: Policia është në shërbim të fëmijëve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 10:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve-1 Qershorit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, ka vizituar Klinikën e Pediatrisë në QUKU, raporton Ekonomia Online.

Sveçla me këtë rast u ka uruar të gjithë fëmijëve shërim të shpejt, duke i siguruar që Policia është në shërbim të tyre.  

“Sot është dita e fëmijëve dhe me këtë rast ne deshëm që të mbështesim familjarët që janë me fëmijë dhe tu urojmë fëmijëve shërim sa më të shpejtë dhe t’i sigurojmë që Policia është për tu shërbyer. Falënderojmë ekipin e mjekëve të gjithë për kujdesin ndaj fëmijëve”.

Drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi, tha se po bëjnë përpjekje maksimale që fëmijëve tu ofrohen shërbime sa më cilësore mjekësore.

“Ne si institucione po bëjmë përpjekje për tu ofrua shërbime shëndetësore sa më cilësore. Ajo çka kanë nevojë sot është shëndeti dhe siguria. Ne do të bëjmë përpjekje që të mos mungojnë shërbimet nga mjekët dhe Policia”.

Drejtoresha e Pediatrisë Drita Telaku-Qosaj tha se vizita e ministrit dhe zyrtarëve policor është kënaqësi e posaçme për ta dhe fëmijët që po trajtohen aty, raporton EO.

Ndërsa Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha se me këtë vizitë u kanë mundësuar fëmijëve që ta njohin Policinë e Kosovës për së afërmi.

“Kjo ditë është shumë e rëndësishme dhe e veçantë dhe ne duhet t’i kushtohemi shumë fëmijëve sepse është e ardhmja e vendit dhe i kemi ndarë disa prej fëmijëve shkaku i pandemisë që tu japim edhe dhurata. T’i japim mundësi edhe ta njohin Policinë për së afërmi”.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 8 people and people standing

Të ngjashme