Sveçla në takim me ambasadoren e Kroacisë, zotohet t’i adresoj nevojat e komunitetit kroat

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim njoftues Ambasadoren Kroate në Kosovë, Danijela Barišić, e cila i uroi ministrit sukses në pozitë.

Ministri Sveçla e njoftoi ambasadoren Barišić lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar, trafikimin, migracionin ilegal etj.

Ambasadorja Barišić theksoi përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë për adresimin e këtyre çështjeve. Ajo vlerësoi lidhjen e ngushtë dhe miqësore që kanë Republika e Kroacisë me Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit ministri Sveçla u zotua se do të bashkëpunoj ngushtë për të adresuar nevojat e komunitetit Kroat në Republiken e Kosovë.

Të ngjashme