Sveçla: Serbia s’po kërkon falje e as nuk i ka dënuar kryesit e krimeve të luftës

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 11:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në përvjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 së OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha se synim kanë përmbushjen e specifikave që i ofron kjo rezolutë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, baza e themelimit të shtetit është ndërtuar në sakrifica të grave e burrave në një përballje me Serbinë.

Për krimet e kryera Serbia thotë ai, as nuk ka kërkuar falje e as nuk i ka dënuar kryesitë këtyre veprave.

“Në 21 vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, rëndësia e pjesëmarrjes në ruajtjen e paqes, ku përpjekja jonë dhe rritja dhe ruajta e specifikave të kësaj rezolute. Puna duhet të jetë e madhe në zbatimin e kësaj rezolute, ku ne si institucione kemi përgjegjësi”.

“Realizimi i detyrave që na takojnë si institucione, është ruajtja e shtetit sepse u ndërtua pas një sakrificë të gjatë të burrave dhe gratë, në një përballje me Serbinë. E pikërisht Serbia më luftën që ka bërë, më vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë, as nuk ka kërkuar falje e as nuk i ka dënuar kryesit e këtyre veprave”. 

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, tha se gratë mbetet pak të përfaqësuara në proceset vendimmarrëse.

Sipas saj, me pjesëmarrjen e grave në çdo proces ekonomia rritet, jostabiliteti dhe ekstremizmi ulet. Raporton EO.

“Kanë kaluar 21 vite prej kur Këshilli OKB-së ka miratuar Rezolutën 1325  për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku siguria është esenciale e kësaj rezolute. Ne e dimë që gratë janë pak të përfaqësuara në proceset vendimmarrëse. Me pjesëmarrjen e tyre, ekonomia rritet, jostabiliteti dhe ekstremizmi ulet, dhe kjo nënkupton se angazhim i grave shohim rezultate dhe paqe që zgjasin më shumë”.

“Tradicionalisht, Policia është e dominuar nga meshkujt, është parim apo pjesë integrale e qeverisë. Parimi i barazisë gjinore, është gjysma e zotimeve që i jep rezoluta. Mbetet shumë punë për tu bërë, por ka pasur integrim të kësaj agjende në Kosovë, siç është rritja e numrit të grave në Polici dhe ushtri”, tha ajo.

Të ngjashme