Sveçla takohet me Minxhozin, flasin për forcimin e institucioneve të sigurisë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.

Fillimisht ambasadori shqiptar, Minxhozi i uroi ministrit Sveçla emërimin e tij në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë në mes të dyjave vendeve do të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në e forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës në ofrimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët e vendit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për tema të interesit të përbashkët të dy vendeve, me qëllim të tejkalimit të barrierave sepse dihet se përveç si shtete fqinje, Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore në mes vete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme