Sveçla uron qytetarët e besimit katolik me rastin e festës së Pashkëve

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

U.d në detyrë i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit të krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

“Në këtë ditë të rëndësishme për ju i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë. Lutemi për një të ardhme gjithnjë e më të mirë dhe të shëndetshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thekson Sveçla.

Me këtë rast, Sveçla për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 iu bën thirrje qytetarëve  të besimit katolik të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin kremtimet në masë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme