Sveçla uron zjarrfikësit në ditën e tyre

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

U.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka uruar të gjithë zjarrfikësit me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Në këtë ditë, u.d. ministri Sveçla theksoi se  është në dijeni për kushtet jo të volitshme në të cilat vazhdojnë të punojnë zjarrfikësit në Republikën e Kosovës dhe konfirmoi mbështetjen e tij me qëllim të përmirësimit të kushteve në këtë institucion të sigurisë dhe për zgjidhjen e statusit juridik të tyre.

 “Zjarrfikësit i kushtojnë jetën e tyre mbrojtjes së jetës dhe të pronës sonë. Roli i një zjarrfikësi në shoqërinë e sotme është ai i përkushtimit, angazhimit dhe sakrificës. Prandaj, të gjithë ne së bashku duhet të angazhohemi që zjarrfikësit të kenë nderin dhe respektin e merituar”, tha Sveçla.

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve shënohet çdo vit më datën 4 maj. Në këtë datë nderohen të gjithë zjarrfikësit që kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së sigurisë për të gjithë qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme