Syla: Clark ishte simboli i shpresës për popullin e Kosovës

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mbrojtës, Shemsi Syla, ka thënë se sot vizita e gjeneralit Wesley Clark në Kosovë ishte e jashtëzakonshme dhe se populli i Kosovës kishte festë, meqë ishte në vizitë njeriu më meritor i kohërave më të vështira për vendin.

Syla thotë se Clark ishte simboli i shpresës për popullin e Kosovës, ku pos tjerave, ai do të jetë gjithnjë në ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do ta këshillojë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Clark do të jetë këshillues i përhershëm i yni por edhe këshilltar nga jashtë i ministrit Armend Mehaj. Ministri është keqkuptuar, sepse Clark nuk do të vijë të punojë këtu si i përhershëm, por do ta këshillojë atë në të gjitha objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes, për përgatitjen që ushtria jonë të jetë forcë operacionale me standarde të NATO-s dhe të jetë e gatshme ta mbrojë territorin e Kosovës”, është shprehur Syla në InfoMagazine në Klan Kosova.

Tutje, Syla thotë se objektivat e ministrit Mehaj, Gjenerali Clark i ka parë si shumë të rëndësishme.

“Ministria e Mbrojtjës ka nëvojë për këshilla dhe kjo mnistri duhet të jetë shumë e përgatitur. Objektivat e ministrit Mehaj, Clark i ka parë si shumë të rëndësishme”, tha ai.

Të ngjashme