Syla: Fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së, të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë në FSK

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve Uçk-së nuk kanë  prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës.

Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerr ndonjë̈ akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve të ju lehtësohet mënyra e të qenurit pjesë e Ushtrisë̈ së Kosovës.

Këtë kërkesë Syla e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

Postimi i plotë:

E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë̈ tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri.

Kjo nuk ndodhë as për kadetë̈t e rinj e as për rekrutët.

Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve.

Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.

Të ngjashme