Syla: Ikja e mjekëve në Gjermani, rrezik për Kosovën

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla, tha se muaji janar do të i gjejë mjekët me revoltë të përgjithshme.
“Na vjen keq prej pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës, neve po na neglizhojnë institucionet e Kosovës. Me datën 20 të këtij muaji mbahet këshilli i sindikatës. Nuk shkon më kështu”, tha Syla sot në një intervistë për RTK.

Sipas tij deri më tani 110 kërkesa janë për të dal në shtetet e jashtme.

“Nëse në Gjermani kalon ligji për emigracionin, lehtësohen procedurat për të punuar në Gjermani. Nuk e di, do të ndodh Shqipëria këtu, nga Shqipëria janë ikur shumë mjekë e infermierë”, tha ai.

Syla, bëri me dije se për çdo ditë po na ik nga një mjek nga Kosova.

“Edhe në vendet e rajonit, ka krizë të mjekëve”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla, ka kërkuar përmirësim të kushteve për mjekët.

“Kërkojmë investime në kushtet e punës, kërkojmë dinjitet të mjekut”, deklaroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme