Syla: Pas 15 dhjetorit sistemi shëndetësor do të mbyllet

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka thënë se gjasa që Qeveria e Kosovës të reflektoj ndaj kërkesave të mjekëve dhe punëtorëve të tjerë të shëndetësisë.

Ai ka thënë se presin që deri më 15 dhjetor në mënyrë që ose pagat për 50 për qind të rriten për punëtorët shëndetësore, ose kjo njëherë e përgjithmonë të rregullohet me ligjin për pagat.

Në të kundërtën, sistemi shëndetësor do të bllokohet ka deklaruar ai.

“Po e presim 15 dhjetorin. Unë personalisht nuk i shkoj në takim kryeministrit Kurti pas gjithë atyre që kanë ndodhur… por do ta dërgoj dikë… po shpresoj se do të reflektojnë, por që gjasat janë shumë të vogla. Më vjen keq, por pas kësaj date do të ketë mbyllje ose bllokim të sistemit shëndetësorë”, ka thënë Blerim Syla për Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në rast se do të plotësohen kërkesat e punëtorëve shëndetësor, është i gatshëm ta bëjë ledhe një veprim, që Albin Kurti e ka përmendur disa ditë më parë.

“Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse kërkesat tona plotësohen…”, thotë kryetari i FSSHK-së.

Syla për herë të parë e ka konfirmuar për Gazeta Blic se tashmë një shtet i fuqishëm dhe mik i shtetit të Kosovës ka reaguar për presionin që Albin Kurti po bënë ndaj krerëve të Sindikatave të ndryshme në vend.

“Letrën nuk mund ta bëjë publike tash për tash por që kjo letër pëkrahëse ndaj nesh si Sindikatë, ka ndikuar dhe ka nxitur edhe reagimin e Këshillit të Evroprës…. “, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme