Syla: Pse po e ndalni rrymën, me i mshef lajmet me skandale a

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Gazetari, Valon Syla, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka pyetur Qeverinë, pse u ndërpre energjia elektrike në gjysmën e Kosovës, shkruan Express.

“Me i mshef lajmet me skandale e viktima që dëmtojnë Qeverinë Kurti?”, ka shkruar Syla pas 36 viktimave nga COVID-19 të regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se as nxehëse as kondicioner nuk ka për me harxhua energji masive.

Postimi i plotë i tij:

A u rrasët në panikë ju shtabi i Albin Kurtit?

U ndërpre energjia elektrike në gjysmën e Kosovës. Pse pe ndalni?

Me i mshef lajmet me skandale e viktima që dëmtojnë Qeverinë Kurti?

Vera është. Edhe fllad është. As nxemje as kondicionera ska me harxhu energji masive?

A ja nisët me masa të jashtë zakonshme a?

Valla bre të poshtër jeni. Por se keni gjatë…

Të ngjashme