Syla: Shoku Kurti e ke tepru me kërcënime, koha e diktatorëve ka kaluar

Prishtinë | 05 Dhj 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla e ka quajtur skandaloze konferencën e sotme të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Latifi.

Ai tha se fakti që po kërkon ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorëve shëndetsorë, është i padëshiruar nga Kurti.

Ai komentoi edhe deklaratën e Kurtit ku uroi që të ndryshohen drejtuesit e sindikatave, duke thënë se liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetsorë e jo nga politika.

“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe cdo tendencë e jotja do të dështoj“, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

-NJË KONFERENCË SKANDALOZE DHE PATETIKE E KRYEMINISTRIT KURTI DHE MINISTRIT TË RI TË SHËNDETSISË:

Sot paska folur për masat anti-covid kryeministri dhe ministri i shëndetsisë i ardhur nga SHBA… Pa konsultim te ekspertëve vendor.

Për besë e turpshme dhe patetike sepse po tregojn që ditët në vijim do i rrisin numrat sipas nevojave politike… por nejse.

Kryeminstri paska punë edhe me kreun e FSSHK-së i cili nuk po i shkojka për shtati. Ndërsa po i njëjti është takuar me Dr. Blerim Syla sa ishte në opozitë dhe gjithcka ishte në rregull. Por tani ky Dr. Blerim Syla qenka i padëshiruar për Z. Kurti se po kërkon:

Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorve shëndetsorë. Shoku Kurti në këto takime ka thënë: “Ligjin nuk e kemi votuar sepse do të dëshirojmë koeficientin 6 per mjek e 3 per infermier”.

Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe cdo tendencë e jotja do të dështoj.”

Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetsorë e jo nga politika.

Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj.

Të ngjashme