Sylë Hoxha: Nuk do ta marrim parasysh raportin e ekspertëve të pavarur

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 16:00 | Nga

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në një deklaratë për portalin Koha.net ka thënë se Prokuroria e Shtetit e ka dhënë një herë mendimin e saj për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit dhe se nuk do të marrin parasysh raportin e ekspertëve të pavarur.

“E kemi dhënë mendimin tonë një herë. Nuk kemi 100 mendime. Kur ta përfundojmë hetimin do ta japim edhe një mendim tjetër”, ka thënë Hoxha.

“Ne marrim për bazë vetëm hetimet tona që i bëjmë si organ shtetëror”, ka thënë shkurt ai.

Gjatë një konference, që është mbajt sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, ekspertët e pavarur Dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe Dr. Besim Latifaj, FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti, bënë publike gjetjet e raportit të autopsisë mjeko –ligjore në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, transmeton koha.net.

Raporti i ekspertëve të pavarur konstaton se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte e dhunshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme