Sylë Tahirsylaj tregon se sa do të ulen temperaturat

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një bisedë për Gazeta Blic, ka thënë që gjatë kësaj jave temperaturat do të jenë të ulëta, ato  do të arrijnë deri në minus 8 gradë celsius.

Tahirsylaj, po ashtu ka deklaruar se do të ketë edhe reshje bore të intensitetit të dobët.

“Do të ketë reshje bore të intensitetit të dobët, do të ketë edhe erë nga ana veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat do të jenë të ulëta gjatë kësaj jave, të cilat do të arrijnë deri në minus 8 gradë dhe maksimalja do të jetë 3 gradë në fund të javës, është një mot tipik dimëror dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, tha Tahirsylaj.

Gjithashtu, profesori i Meteorologjisë bëri apel tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, për shkak të ngricave që do të ketë në rrugë.

“Për vozitësit do të ketë rreziqe nëse nuk vendoset sasia e mjaftueshme e kripës nëpër rrugë, dhe në këto kushte duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ketë ndonjë fatkeqësi”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme