Sylejman Selimi dërgohet në spital

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 20:47 | Nga

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Spitalin e Pejës.

Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Lajmin se Selimi është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës e ka konfirmuar për KALLXO.com Sokol Zogaj, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Po, Sylejman Selimi është dërguar për trajtim në Pejë sipas procedurave pasi qe i ka disa probleme shëndetësore”, tha Zogaj për KALLXO.com

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës tha po ashtu se nëse ka nevojë për trajtim tjetër, atëherë sipas procedurave Sylejman Selimi mund të transferohet në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme