Down Syndrome Kosova me qendër edhe në Mitrovicë

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 10:08 | Nga

Shoqata Down Syndrome Kosova sot do të hap edhe një qendër të re në Mitrovicë ku të prekurit nga ky sindrom do të kenë mundësi të trajnohen.

Drejtoresha e kësaj shoqate, Sebahate Beqiri tha se qendra do të jetë një mundësi e mirë për banorët me sindromën Down në Mitrovicë dhe se nga kjo qendër do të marrin njohuri të shumta.

Sipas Beqirit, këtë vit Shoqata do dal në treg edhe me një produkt ushqimor siç është xhemi i cili do të prodhohet e përpunohet nga vet anëtarët e kësaj shoqate.

Beqiri bëri të ditur se shoqata deri më tani ka vendosur në treg edhe mjaltin dhe kartolinat që janë punuar nga anëtarët e saj, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme