Synohet sensibilizimi i qytetarëve mbi autizmin, Komuna premton qendër të re

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 17:09 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me këngë e valle është shënuar Dita Botërore e Autizmit me moton “Bashko pjesën tënde”, raporton Ekonomia Online.

Për sensibilizimin e qytetarëve mbi autizmin sheshet e kryeqytetit u mbushën me aktivitete të shumta.

Drejtoresha e Qendrës “Autizmi flet”, Violeta Hyseni, tha se kërkesat e fëmijëve me autizëm janë të shumta e më specifiket janë ato për krijimin e disa hapësirave të tjera.

“Pikësëpari kërkesa kanë si mirëqenia e tyre, përkrahja e tyre dhe pranimi në shoqëri, trajtimi i tyre është mjaft i kushtueshëm dhe shpresoj që në këtë pjesë do na përkrahin më shumë. Rinia po mbizotëron drejtoritë dhe janë të interesuar të punojnë rreth kësaj çështje, madje ne çdo javë mblidhemi edhe me Komunën e Prishtinës për të parë se si mund ti rregullojmë problemet tona”, u shpreh Hyseni.

Ndërsa Dren Kukaj, drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, tha se komuna po punon rreth krijimit të hapësirave të reja për këta fëmijë.

“Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me TIKA-n e kemi konkretizuar tashmë punën për ndërtimin e qendrës së madhe që do merret me persona me autizëm. Deri sa të përfundohet qendra, si drejtori do asistojmë që shërbimet për këta persona të përmirësohen dhe të zhvillohen më kushte normale në kuptimin që nëse ka nevojë me i subvencionuar për hapësira të reja ne do i subvencionojmë”, tha Kukaj, raporton Ekonomia Online.

Një qendër e tillë sipas Kukajt, do ndërtohet këtë vit në lagjen Lakrishte afër stacionit të autobusëve.

“Ndërtimi për qendrën e kësaj qendre do ndërtohet këtë vit, nëse e kupton gjendjen se ki ofrohen këto shërbime problemi kryesor është mungesa e hapësirave”, shtoi Kukaj.

Përndryshe, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmin, studentet e Universitetit “Hasan Prishtina”, në bashkëveprim me Shoqatën ”Autizmi” do të organizohet edhe një koncert me qëllim sensibilizimi për nder të Ditës Botërore të Autizmit.

Të ngjashme