Tahir Ahmeti: Vërshimet po shkaktojnë dëme të mëdha, por edhe po rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti ka thënë se duhen masa të vazhdueshme preventive dhe parandaluese, duke filluar nga rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo përroskave në vendet rurale si dhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane.


Institucionet e Kosovës si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive, nuk duhet që të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime dhe tek pastaj të reagojnë.

Duhen masa të vazhdueshme preventive dhe parandaluese, duke filluar nga rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo përroskave në vendet rurale si dhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të reshurat mos të shkaktojnë përmbytje në vazhdimësi, sa herë që janë më të theksuara, pasi po shihet se ka probleme të mëdha në ketë aspekt.

Këto vërshime po shkaktojnë dëme të mëdha, por edhe po rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.

Të ngjashme