Tahiri dënon ashpër vrasjen mizore në Skënderaj

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dënon ashpër vrasjen mizore të qytetarit I. Z.

Deklarata e plotë e Tahiri:

Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skënderaj.

Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë.

I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë.

Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme