Tahiri: E domosdoshme refoma në fushën e inspektimeve

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se është themeluar Komisoni Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve.

Tahiri ka thënë se kjo reformë ka qenë e domosdoshme.

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve. Si kryesues i kësaj reforme do të analizohet nevoja mbi inspektimet, realisht se për cilat dhe çfarë inspektimesh (në cilat fusha) ka nevojë shteti i Kosovës. Reforma në fushën e inspektimeve është e domosdoshme duke përcakfuar fushëveprimin e tyre, selektimin e inspektimeve dhe inspektorateve në një vijë të qartë llogaridhënëse” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme