Tahiri i përgjigjet sfidës “Mbjellë një Pemë”, sfidon 9 persona të tjerë

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se i është bashkuar sfidës për të mbjellë një pemë, këtë ai e bëri në shkollën fillore ku kishte kryer mësimet.

“Ju përgjigja sfidës “Mbjellë një Pemë”, zgjodha shkollën “Dardania” ku e kam kryer shkollën fillore. Se bashkë me drejtorin, z. Isak Bregaj dhe kujdestarin tim të klasës, z. Isak Kutllovci, po besojmë se ky mesazh t’i shërbejë edukimit ndër breza, për të nderuar edukatorët tanë e për të përcjellë tek fëmijët tanë këtë traditë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri për të mbjellë një pemë ka sfiduar 9 persona, ndër ta edhe ambasadoren Apostolova.

“Tani sfidoj: Ambasadoren e BE-së Natalyia Apostolova, Gjeneralin Rrahman Rama, Deputetin Ahmet Isufi, Deputetin Muharrem Nitaj, Kolegen Meliza Haradinaj-Stublla, Mikun tim Burim R. Ramadani, Bashkëshorten time Nora Luzha Tahiri, Vëllaun tim Ilir Tahiri, Kusheririn tim Kadrush Tahiri”, ka shkruar Tahiri.

Image may contain: 1 person, standing, plant, tree, outdoor and nature
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme