Tahiri: INTERPOL-i të anulojë urdhërarrestin serb për Haradinajn

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 17:57 | Nga

Përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të “INTERPOL”-it, Jurgen Stock, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Tahirit, zbatimi i këtij urdhërarresti cenon parimet themelore të drejtësisë penale, si dhe të drejtat e njeriut, pasi Haradinaj është gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë.

Duke renditur edhe 3 probleme të tjera proceduriale, Tahiri i kërkon INTERPOL-it që të anulojnë urdhërarrestin për Haradinajn.

Të ngjashme