Tahiri: Investimet publike milionëshe janë të korruptuara

Prishtinë | 21 Maj 2017 | 21:58 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se investimet publike milionëshe janë të korruptuara, pa standard, pa funksionalitet e pa shije.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se ka vizituar disa qytete të Kosovës, me ç’rast edhe ka diskutuar me qytetarët e këtyre komunave dhe thotë se është bindur se ka ardhur koha për transformimin e qyteteve të Koosvës dhe ky është motoja dhe qëllimi i tyre.

Ai thekson se coptimi i politikave dhe buxheteve, planifikimi ad-hoc e investimet korruptive duhet t’i përkasin të kaluarës.

Sipas tij, rregulli urban ka dështuar në tërësi, ndotja urbane dhe industriale është kthyer në vrastarin më të madh.

Postimi i plotë i Tahirit:

“ Frymë dhe fytyrë të re për qytetet tona

Në takime e vizita, sot diskutova me qytetarët e Prizrenit të bukur e historik, Mitrovicës së krenarisë e të harruar nga investimet publike qeveritare e Vushtrrinë e traditës e trashigimisë dhe Rahovecin e vreshtave e pitoresk.

Kjo vetëm se po më thellon bindjen se Kosovës i dha Zoti bukuri përallore, përderisa jetesa jonë po ngulfatet.

Investimet publike milionëshe janë të korruptuara, pa standard, pa funksionalitet e pa shije. Përderisa rregulli urban ka dështuar në tërësi, ndotja urbane dhe industriale është kthyer në vrastarin më të madh.

Coptëzimi i politikave dhe buxheteve, planifikimi ad-hoc, investimet korruptive duhet t’i përkasin të kaluarës.

Trashëgimia kulturore, estetika urbane; përkahja dhe promovimi i turizmit malor e rural janë rruga e vetme drejt tranformimit të qyteteve nga kaosi në promotor të zhvillimit e mirëqenies.

Ka ardhur koha për tranformimin e qyteteve. Kjo është motoja dhe misioni im. Ky nuk është thjesht premtim, është përkushtimi dhe pasioni im.

Fushata është zotimi dhe agjenda publike e kursit tim në përfaqësimin e qytetarëve.”

Image may contain: 2 people, crowd and outdoorImage may contain: 3 peopleImage may contain: 7 peopleImage may contain: 18 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme