Tahiri: Mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri, ka pasur një komunikim virtual me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, dhe kryetarët e komunave të Kosovës.

Ata së bashku kanë diskutuar në lidhje me situatën që po kalon në vendi me pandeminë.

Tahiri tha se janë dakorduar që të rrisin vigjilencën institucionale si dhe respektim i masave të rekomanduara.

Në këtë takim u theksua se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë.

Njoftimi i plotë:

Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme