Tahiri njofton se janë hapur 500 vende të reja për punë praktike për të rinj

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, njoftoi për lansimin e iniciativës së punësimit të të rinjve si punë praktike për 500 praktikantë, raporton Ekonomia Online.

Këta të rinj nga 1 dhjetori përmes “Kosovo Generation Unlimited” kanë nisur punën praktike në 53 entitete të sektorit privat.

Tahiri tha se qëllimi i kësaj iniciative është forcimi dhe përmirësimi i lidhjes në mes të rinjve dhe mundësive ekzistuese përmes angazhimit në punë praktike.

“Si Qeveri, u zotuam se këtë iniciativë do ta mbështesim për vitin 2021 bashkërisht me ministritë e linjës dhe organizatat zhvillimore siç është Banka Botërore”, tha ai.

“Kjo iniciativë përfshinë koalicionin multi-sektorial më të madh në vend dhe është e para e këtij lloji në Kosovë. Një vlerësim i lartë duhet t’i jepet UNICEF-it dhe drejtorit të kësaj organizate në Kosovë, Murat Sahin, po ashtu edhe Kosovo CSR Network si dhe organizatës suedeze SIDA”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme