Tahiri, pas kalimit të Vushtrrisë në zonë të verdhë: Keni kujdes

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pas kalimit të qytetit nga zona e kuqe e rrezikshmërisë në atë të verdhë.

Tahiri ka përkujtuar edhe, siç i quan ai, humbjet e mëdha nga koronavirusi, teksa ka bërë thirrje që qytetarët e Vushtrrisë të ruajnë njëri tjetrin.

Në zonë të verdhë, pas vlerësimit të situatës epidemiologjike nga Ministria e Shëndetësisë, ka kaluar edhe qyteti i Ferizajt.

Njoftimi i plotë:

Vushtrria sonte ka dalur nga Zona e Kuqe  në Zonë të verdhë, me këtë rast është hequr ora policore 

Shumë njerëz të dashur kemi humbur nga ky  virus i keq, shumë qytetarë të tjerë po vuajnë me shëndet të rënduar.

Andaj, ju lutem, kujdes, ruani vehtën, familjen qytetin tonë! 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme