Tahiri pas votimit të buxhetit: Bashkëpunimi politik është rruga e vetme konstruktive e Kosovës

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka përshëndetur votimin e Projektbuxhetit në lexim të dytë, duke thënë se bashkëpunimi politik është rruga e vetme konstruktive e vendit.

“Buxheti për vitin 2021 u miratua. Kosova nuk futet në një rrugë qorre pa mjete e me tensione. E kam thënë edhe më parë që politika e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv, është e vetmja rrugë që ka të ardhme dhe i shërben interesit qytetarë”, ka deklaruar ai.

“Me kohë do ta shohim që polarizimi dhe politizimi kthehet kundër vet atyre që bëjnë politikë me to”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2021 është votuar sot në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pjesë e votimit ishin edhe partitë opozitare, respektivisht PDK-ja dhe Vetëvendosja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme