Tahiri: Përmes ligjit për trashëgiminë synojmë ta forcojmë pozitën e gruas në shoqëri

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 15:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se përkundër që ka ngritje të përqindjes së regjistrimit të pronës në emër të grave nga viti 2015-2017, përqindja nga 18% ka shkur në 20% por sipas tij kjo nuk është e kënaqshme dhe Ministria e Drejtësisë do të punojë më shumë rreth kësaj, raporton Ekonomia Online.

“Ministria e Drejtësisë për ta fuqizuar pozitën e gruas është duke punuar në disa drejtime në kontekst të themelimit të strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore në Kosovë, i kam dhënë prioritet pakos së ligjeve për trashëgiminë. Këto ligje janë në shqyrtim parlamentar të cilat kanë qëllim forcimin e pozitës së gruas në raportin familjar duke përfshirë rolin e saj në trashëgimi “, tha Tahiri.

Ai ka thënë se deputetët duhet që t’i mbështesin këto iniciativa.

“Statistikat tregojnë se deri në vitin 2015 vetëm 18% e grave kanë regjistruar pronën në emër të tyre në Kosovë, në kuadër të 18% janë vetëm 3,8% që kanë trashëguar pronë nga familja. Nga viti 2015-2017, kemi një trend të rritjes së ndjeshme kur kjo përqindje shkon në 20% qe kanë regjistru pronë në emër të tyre ndërsa 7,8% e pronës vjen nga pronësia e trashëgur nga familja. Përkundër këtij trendi nuk jam i kënaqur dhe jam i përkushtuar për të ndryshuar këtë gjendje”.

Të ngjashme