Tahiri: Profesionistët e rinj hisedarë në fuqizimin e nivelit lokal

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 21:54 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Instiutit KLGI, Besnik Tahiri, ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” për fushveprimin e qeverisjes lokale, mënyren e funksionimit dhe raportet ndër-institucionale.

Ai ka prezantuar edhe pikat problematike me të cilat përballen aktualisht komunat, nisur nga kontrolli dhe mbikëqyrja e deri tek problemett që janë të ndërvarura në mes nivelit lokal dhe qëndror.

Tahiri ka inkurajuar stundetët që të anagzhohen në politikbërjen lokale si mënyra më e saktë për të dhënë kontributin në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

“Një përfshirje sa më e madhe e profesionistëve të rinj në qeverisjen lokale, do të ndikonte pozivisht në fuqizimin e politikave dhe avancimin e proceseve në bazë”, ka thënë Tahiri.

“Është përgjegjësi e institucioneve të ofrojnë platformë dhe të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm të nivelit lokal, ndërkaq një brez i ri i profesinistëve duhet të ndihet hisedar në fuqizimin e themeleve evropiane të qeverisjes me theks të nivelit lokal”, ka theksuar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme