Tahiri-Qeverisë: Diskriminimi i inspektorëve vazhdon, dilni vet bëni roje

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se që nga data 12 mars, Ministria e Financave e udhëhequr nga Hekuran Murati, i ka listat e inspektorëve të secilës komunë, që sipas tij, kinse për të “korrigjuar” këtë “gabim”.

Tahiri shtoi se asnjë hap s’është bërë përpara, gjersa ka shtuar se “diskriminimi i inspektorëve tanë vazhdon.”

“Ose veproni shpejt në këtë drejtim – ose dilni vet bëni roje, shqiptoni gjoba e mbyllni lokale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i plotë:

Aksionet anti-Covid: Policia, inspektorët e nivelit qendror, inspektorët e komunave.
Shtesat për rrezikshmëri nga Covidi: Policia, inspektorët e nivelit qendror, zjarrfikësit, mësimdhënësit, etj…
Që nga data 12 mars Ministria e Financave i ka listat e inspektorëve të secilës komunë, kinse për të “korrigjuar” këtë “gabim”. Por, asnjë hap përpara. Diskriminimi i inspektorëve tanë vazhdon.
Ose veproni shpejt në këtë drejtim – ose dilni vet bëni roje, shqiptoni gjoba e mbyllni lokale!

Të ngjashme