Tahiri shërohet nga coronavirusi: Me ndihmën e Zotit u kalua edhe kjo sprovë

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Tahiri ka thënë se qysh nesër do t’u kthehet punëve dhe obligimeve në Komunë.

Ai ka falënderuar mjekët për kujdesin dhe të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë.

“Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.

Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim.

Ju faleminderit juve qytetarë e dashamirë për mijra mesazhe e telefonata dashamirësie.

Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim.

Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua.

Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë.

Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.

I juaji
Xhafer Tahiri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme