Tahiri: Shpejt harruam vuajtjet tona, s’po ia dimë vlerën lirisë

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 21:30 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri, duke komentuar situatën në Siri, ka thënë që kemi pasur fat se bota demokratike ka pasur qasje shumë pozitive për ne. Ndrëkaq ka theksuar se sirianët kanë mbetur vetëm jetim.

Përmes një postimi n rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që sa më shpejtë të vendoset paqja atje.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Sapo përmbylla ditën e parë të Trajnimit për Trajner (ToT), në Gazientep. Ky program menaxhohet nga NDI i mbështetur direkt nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjatë këtij angazhimi përkthyesit ishin refugjatë nga Siria me të cilët bisedova për jetën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen. Andaj, punët si kjo përveç përkushtimit kërkojnë edhe ndjeshmërinë njerëzore dhe një kthim në kujtesën tonë kolektive. Sa keq që shumë shpejt i harruam vuajtjet tona! Tepër keq që nuk po punojmë që ta ndërtojmë vendin tonë, e për më tepër s’po ja dimë vlerën lirisë.

Mos të harrojmë, që kemi pasur fat se bota demokratike ka pasur qasje shumë pozitive për ne, se Sirianët me të vërtet kanë mbetur vetëm, jetimë. Për këtë është e rëndësishme sa më e shpejtë vendosja e paqes.

Pavarësisht kësaj ndjehem i plotësuar që kam rastin përmes këtij programi të jap një kontribut modest, e që ka të bëjë me avncimin e një kuadëri të ri profesional për tu përballur me një proces demokratik të qeverisjes, ri-kthimit dhe ndërtimit të shpresës për këta njerëz”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme