Tahiri takohet me ambasadorin e BE-së, flasin për zbatimin e reformave shtetërore

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se është takuar sot me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, raporton EO.

Sipas Tahirit temë e diskutimit të tyre ka qenë ecuria e zbatimit të reformave shtetërore.

“Në takimin e përbashkët me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, sot kisha kënaqësinë të diskutojmë lidhur me ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore në Kosovë. Gjatë takimi e informova Ambasadorin në lidhje me procesin e finalizimit të Ligjit për Qeverisë pas opinionit të Komisionit të Venedikut, duke konsultuar Zyrën e BE-së dhe akterët e nevojshëm për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Theksova se pas një të pune të gjatë dhe serioze në Projektligjin për Qeverinë, ku do të përfshihen rekomandimet e Komisionit, sigurohemi që të kemi një Projektligj të standardit më të lartë perëndimor” ka shkruar mes tjerash Tahiri në facebook.

Poashtu Tahiri ka bërë se ditur se në takim u fol edhe për luftën kundër korrupsionit.

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, diskutuam për ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore

Në takimin e përbashkët me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, sot kisha kënaqësinë të diskutojmë lidhur me ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore në Kosovë. Gjatë takimi e informova Ambasadorin në lidhje me procesin e finalizimit të Ligjit për Qeverisë pas opinionit të Komisionit të Venedikut, duke konsultuar Zyrën e BE-së dhe akterët e nevojshëm për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Theksova se pas një të pune të gjatë dhe serioze në Projektligjin për Qeverinë, ku do të përfshihen rekomandimet e Komisionit, sigurohemi që të kemi një Projektligj të standardit më të lartë perëndimor.

Po ashtu, diskutuam edhe për luftën kundër korrupsionit, lidhur me këtë e informova Ambasadorin se këto ditë do të procedojmë për miratim Strategjinë Kundër Korrupsionit, e cila së bashku me përpjekjet tjera për avancimin e politikave dhe legjislacionit përbënë një qasje të koordinuar për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Gjithashtu, diskutuam edhe për reformën e administratës publike, përkatësisht zbatimin e Programit për Reduktimin e Barrës Administrative, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe reformën e inspektimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme