Tahiri: Do t’i promovoj të drejtat e njeriut

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 12:47 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, ka thënë se si ministër do të promovoj të drejtat e njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet”.

Postimi i plotë Tahirit në Facebook:

“Sot, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut pasqyron idenë se çdo ditë është e duhura për të punuar për barazi, drejtësi dhe dinjitet mes njerëzve. Kjo ditë shënon nënshkrimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara, dokument bazë për vënien e standardeve në këtë fushë. Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet. Një aspekt i rëndësishëm i rolit tim si ministër i Drejtësisë është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë. Derisa reflektojmë për Ditën e të Drejtave të Njeriut, le të miratojmë mesazhin e kësaj dite duke luajtur rolin tonë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njëri-tjetrit. Vendi ynë bazohet në vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duhet të bëjmë sa më shumë që këto vlera ti mbrojmë në sistemin tonë juridik”, ka shkruar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme